Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Reforma Zgjedhore po ecën me ritme të kënaqshme”, deputeti i PS-së për kaosin në Kuvend: “Rithemelimi” kundër normalitetit

Komisioni për Reformën Zgjedhore po vazhdon online dhe po ecën në mënyrë të kënaqshme. Shpresoj që të vazhdojmë me ritme të mira në këtë proces që Shqipëria të vazhdojnë në afatin kohor të zgjedhjeve të 2025”, tha ndër të tjera ai në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News.

Sa i përket kaosit në Kuvend, deputeti i PS tha se u pa qartë mosdëshira e opozitës për të pasur një normalitet në sallën e Kuvendit.

Ndërsa akuza të Bardhit se nuk kishte kuorum për drafte ligjore, Qefalia tha se nuk është e vërtetës sepse për të kaluar ligjet është me shumicë të thjeshtë.

Deputeti i PS, sqaroi se sot numri ka qenë 68 nga mazhoranca dhe 40 kanë qenë të pranishëm të tjerë dhe në këtë kushte prezenca ka qenë 108 dhe votat 68 dhe në shumicë të tillë janë kaluar të gjitha ligjet në konform të plotë.

“Për ligje që i përkasin interesit publik duhet të bëhen prezente në sallën e Kuvendit. Ne jemi votuar për të ndërmarrë akte, reforma, ligje dhe për të miratuar.

Opozita ende nuk është sinkronizuar që në sallën e Kuvendit vihet për të diskutuar dhe për të krijuar kaos. Kam dëgjuar zëra dhe nga bashkime që nuk janë mirëpritur, por kjo është pjesë që i takon opozitës.

Ato herë bashkohen dhe herë ndahen, por mazhoranca është e konsoliduar dhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi me qytetarët në 2025 për çfarë kemi realizuar dhe çfarë presim të realizojmë në vijim”, përfundoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button