Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Si i vrau Putin, princat bukuroshë

Nga Matthew Kaminski

Foreign Affairs

Imazhet e fundit të Alexei Navalny të gjallë e tregojnë atë pas hekurave. Ai u shfaq i dobësuar. Flokët i kishte më të shkurtëra, pa shkëlqimin e vjetër. Megjithatë sytë e tij janë të njëjtë: ata ndriçonin. Në videon e xhiruar të enjten e shkuar, ai tallet me një gjyqtar dhe një polic. Po më mbarojnë paratë, thotë ai, një gjykatës me rrogë të mirë duhet të më japë hua. Gardianët e tij qeshin. Për një të burgosur të degdisur në një gulag mbi Arktik, ai dukej  mirë – një burrë i fortë në të cilin ju shihni fijet më të zbehta të optimizmit për të ardhmen e tij dhe të Rusisë.

Imazhi tjetër që postova të premten, tregon Navalny dhe Boris Nemtsov. Këta të dy ishin udhëheqësit më të shquar të një lëvizjeje protestuese të frymëzuar në pranverën e vitit 2012 që imagjinonte një të ardhme të ndryshme për Rusinë. Borya po i pëshpërit i ndrojtur në vesh Navalny, duke e bërë atë të qeshë. Të dy janë të pashëm, të gjatë, të fuqishëm. Lloji i burrave që të imponojnë të kthesh kokën drejt tyre. Nemtsov u qëllua në shkurt të vitit 2015, në këmbët e Kremlinit, një vit pas sulmit fillestar ushtarak të Vladimir Putin në Ukrainë. Ai ishte një i ri 55 vjeç. Navalny vdiq – jo, le të jemi të sinqertë këtu, u vra – të premten, gati një javë para dyvjetorit të pushtimit në shkallë të gjerë të Putinit në Ukrainë. Ai ishte 47 vjeç.

Ata thonin se autoritarët që mbijetojnë kanë një talent për të identifikuar dhe eliminuar kërcënimet më të mëdha për veten e tyre. Për të parafrazuar Tucker Carlson-in e Kremlinit, Putini është një njeri shumë i talentuar. Ai e zgjodhi mirë prenë e tij. Në kohën e tij, Nemtsov shihej si një alternativë e besueshme – një guvernator reformues nga Nizhny Novgorod i cili erdhi në Moskë nën udhëheqësin e mëparshëm rus, Boris Jelcin. Njolla e kaosit të viteve 1990 i mbeti; ai shoqërohej me dhimbjen e ndryshimeve që duheshin bërë dhe të tjera që u shmangën nga Yeltsin dhe që e penguan atë në fillim të viteve 2000. Por Borya kishte talente të ndryshme – një ndjenjë për njerëzit, politikën dhe bindjet me pakicë – që i mungojnë Putinit. Në vitin 2012, Navalny u shfaq si fytyra më tërheqëse e opozitës ruse. Ai ishte marrë me politikën nacionaliste. Më pas kuptoi se mund të përdorte internetin për kryqëzata të dokumentuara mirë kundër korrupsionit që i rriti famën. Ai shpiku frazën “mashtrues dhe hajdutë” për të përshkruar Putinin dhe shtëpinë e tij, dhe ngeci. Ndihej si një zbutje, si ajo e vitit 2021, natyrisht nëse ka ekzistuar. Regjimi ishte gjithë hund e buzë, e u duk se po lëkundej. Nemtsov dhe Navalny kishin në anën e tyre klasat e mesme të Moskës dhe Shën Petersburgut. Kërcënimi politik prej tyre ishte i drejtpërdrejtë. Sidomos për dekadën e fundit nga Navalny. Ai dinte të përdorte median, ai tregoi se si t’i rezistonte regjimit me guxim dhe ishte i gatshëm të bënte sakrifica që një ditë të përpiqej ta çonte Rusinë në një rrugë tjetër. Megjithatë, këta njerëz e sfiduan Putinin në mënyra të tjera që ai duhet të ketë ndjerë fort. Kishin rininë dhe energjinë. Nemtsov lindi shtatë vjet pas Putinit, por veproi dhe dukej sikur vinte nga një brez tjetër; Navalny ishte gjenerata e ardhshme. Ata kishin një sens humori dhe ngjyrë në fytyrat e tyre. Ata ishin optimistë. Ata nuk dukeshin cinikë. Ata gjithashtu kishin flokë të bukur, sipër kornizave imponuese. A e lëndoi kjo egon e një qerosi si Putin – aq e ndjeshme saqë, siç ndodhi edhe shakaja, ai gjeti te Dmitry Medvedev, njeriun e vetëm që ishte më i shkurtër se ai për të qenë president në 2008-12, kur Putini ishte i kufizuar me mandat jashtë asaj zyre.

Unë vërej maskulinitetin e dukshëm të Nemtsov dhe Navalny, pasi kjo veçori është kaq e rëndësishme për Putinin dhe admiruesit e tij jashtë vendit. Askush përveç qenit të tij, thuhet në Rusi, nuk e di se çfarë mendon vërtet Putini. Por ju mund të imagjinoni se këta njerëz duhet të kenë nxitur më shumë se pasiguritë makiaveliste te Putini. Asnjë foto e Vladit me gjoks të zhveshur mbi kalë nuk i afrohet magnetizmit të imazhit që po shikoja të premten. Po aq i theksuar është kontrasti i brezave. Putini dhe njerëzit e tij janë të vjetër dhe sduken të tillë. Të vëshkullt dhe gri, ato përshtaten në një fotografi grupore të Byrosë Politike Sovjetike rreth vitit 1982. Mund të vëreni të njëjtën dinamikë në lojë me Volodymyr Zelenskyy, presidentin 46-vjeçar të Ukrainës. Ai dhe njerëzit e tij, pothuajse të gjithë tek të dyzetat ose më të rinj, u rritën pas rënies së BRSS. Ata shikojnë përpara. Brezi i Putin vajton vdekjen e tij.

Unë e pashë Nemtsovin për herë të fundit në qershor të vitit 2013 në Uashington. i ulur në një panel pranë meje, ai vazhdonte të më pëshpëriste në vesh. Një shaka e shpejtë. Një herë një kompliment. Ai ishte i ngrohtë, lozonjar. Njerëzit e tij ishin dhe mbeten jashtëzakonisht besnikë ndaj tij. Përfshirë shkrimtarin dhe aktivistin Vladimir Kara-Murza, i cili u ka mbijetuar dy tentativave për helmim dhe aktualisht ndodhet në një koloni penale ruse, një tjetër prej të burgosurve politikë të Putinit.

U njoha më mirë me Navalnin në mars të vitit 2012. Protestuesit ishin në rrugë. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale ishin një mashtrim. Ai premtoi kundërshtim. “Kremlini duhet të kuptojë se këta dhjetëra mijëra njerëz nuk do të largohen kurrë nga rrugët,” më tha ai. “Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë Putinin si një president me legjitimitet.” Më shumë se fjalët, Navalny ju la një përshtypje fizike. Ai kishte prani dhe një lloj intensiteti të relaksuar. Më pas, 35 vjeç, ai zakonisht vishte jeans dhe një këmishë të hapur.

Natën e zgjedhjeve, shkova në një ngjarje të organizuar nga opozita dhe mbaj mend që qëndrova me Navalny dhe Garry Kasparov, mjeshtër i madh i shahut dhe lider i opozitës. Besimi i Navalny-t nga disa ditë më parë ishte zbehur. Ai dhe Kasparov e panë se zgjedhjet e organizuara ishin një fitore për Putinin; regjimi do të kundërsulmonte me forcë. Ata kishin të drejtë. Kasparov u largua përgjithmonë nga Rusia vitin e ardhshëm. Navalny u akuzua për akuza false për përvetësim në korrik, e para nga shumë që e mbajtën atë brenda dhe jashtë burgut gjatë 12 viteve të ardhshme – me përjashtim të periudhës së gjatë në spital pas një tentative helmimi thuajse fatale me mirësjellje të shërbimeve sekrete ruse.

Në një vend tjetër, Borya dhe Alyosha – zvogëlimet me të cilat ata njiheshin për shumë – mund të kishin pasur fundin e tyre të lumtur. Ata ishin princat e guximshëm, kurse Putini bretkoca e përrallës së Andersenit. Por kjo histori ndodh në tokën e carëve. Këtu Cari vret sipas dëshirës. Njerëzit e tij janë të mpirë ndaj kësaj – disa vendosën me guxim lule të premten mbrëma në një memorial të improvizuar në Moskë, por ne e dimë gjithashtu se si do të përfundojë kjo. Alyosha do të jetë një kujtim, siç është Borya. Si do të përfundojë për Putinin? Udhëheqësi i fundit me të cilin ai ngjan më shumë, Stalini, vdiq i zemëruar, me fytyrë të hirtë dhe i sëmurë në shtratin e tij. U deshën tridhjetë vjet të tjera që të shfaqej ndonjë fije optimizmi në Rusi, në vitet 1980 me glasnostin, hapjen e Gorbaçovit, i cili u pasua nga eksperimenti me demokracinë në vitet 1990, që më pas do të shuhej me ngritjen e Putinit në vitin 2000.

​TemA

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button