Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar lidhur me informacionet për kërcënim me jetë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Zëdhënësi i ministrisë, Toni Angellovski tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj Kurtit dhe se siguria ka qenë maksimale sipas protokolleve e rregullave.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij.Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.