Aktualitet/LajmeBotaKryesoreNdodhiRajoni

Aksion totalisht i pazakontë: hiqet flamuri gjerman dhe vendoset ai palestinez!

Nga Bahri Cani-
Një aksion totalisht i pazakontë ka shkaktuar reagime të shumta në Gjermani: Një 22-vjeçar ka hequr flamurin gjerman dhe ka vënë flamurin palestinez në godinën ligjvënëse.
Policia njofton se i riu e hodhi në tokë flamurin kombëtar gjerman, ndërsa dy persona të tjerë, 20 dhe 32 vjeç, e ndihmuan nga poshtë gjatë aksionit. Të tre janë shtetas gjermanë.
22-vjeçari qëndroi për rreth një orë në majë të shtizës 28.5 metra të lartë, i siguruar me pajisje ngjitjeje, para se të zbriste vetë. Më pas, ekipet e zjarrfikësve hoqën flamurin palestinez, ndërsa i riu u arrestua nga policia.
Autoritetet kanë nisur hetime për fyerje të shtetit dhe simboleve të tij, dëmtim të pronës publike, shkelje të ligjit për tubimet dhe hyrje të paautorizuar në zonë.
Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, reagoi ashpër ndaj incidentit, duke kërkuar masa më të forta sigurie për parlamentin gjerman.
Ajo deklaroi se është e papranueshme që “aktivistët pro Palestinës të mos respektojnë as flamurin e unitetit gjerman”, duke shtuar se Bundestagu nuk duhet të shndërrohet në skenë për veprime aktiviste të çdo lloji.

Artikuj të lidhur

Back to top button