Aktualitet/LajmeBlogKryesoreKultureNdodhi

Ilva Tare njofton nga Harvardi: Behet pjesë e Weatherhead Center for International Affairs deri në korrik 2027

“Jam në Harvard! Kush e mendonte para disa vitesh?”, shkruan Ilva Tare, teksa ndan lajmin se do të jetë pjesë e Weatherhead Center for International Affairs deri në korrik 2027.
Pas pesë vitesh në SHBA, ajo rrëfen se kjo mundësi nuk ishte diçka që e kishte imagjinuar, por një nga ato hapa që vijnë kur guxon të ndjekësh kuriozitetin dhe ëndrrat.
Ilva Tare do t’i dedikohet kërkimit akademik për Ballkanin, duke sjellë në këtë eksperiencë edhe përvojën e saj të gjatë në rajon.
“Jam ne Harvard! Kush e mendonte para disa vitesh?! Në Weatherhead Center for International Affairs do te jem kete vit akademik deri ne Korrik 2027.
Ne kete rrugetim 5 vjecar ne Amerike nuk e kisha menduar se do me jepej mundesia te thelloja studimet dhe kerkimet akademike ne Harvard, por e bukura e ketij vendi eshte se te nxit kuriozitetin dhe te ofron mundesi te guxosh, edhe kur mendon se eshte e paarritshme, se nuk eshte per ty. Ne kete vend nuk ka moshe, as race, ngjyre. Ka vetem nje ligj. Te enderrosh. Te mos ndalesh!
Gjate ketyre viteve larg ka pasur dite te mira, momente te bukura, por edhe dite jo te lehta. Melody dhe Thomas jane koha me e lumtur e jetes sime. Por prinderimi ne ditet e sotme, ka beteja te veshtira per me pak kohe te shpenzuar ne internet nderkohe ge presioni per te qene qytetar global eshte real. Keto muaj do jem duke ruajtur ekuilibrin ne jeten familjare, anagazhimi profesional me Atlantic Council dhe pranine ne auditoret e Harvard University, qe do jete me siguri sfiduese por edhe motivuese. Jam falenderuese dhe mirenjohese per mbeshtetjen e familjes, Eduardit dhe miqve te mi me te mire per ta realizuar kete pervoje frymezuese.
Ndjehem me fat qe u perzgjodha per te qene pjese e kerkimit shkencor per Ballkanin dhe mezi pres te zbuloj por edhe te kontribuoj me njohurite dhe eksperiencen time ne rajon dhe ne institucionet e politikberjes ne Kongres dhe Departamentin e Shtetit ne Washington DC.”, shkruan Ilva Tare.

Artikuj të lidhur

Back to top button