BlogKryesoreOpinions

NUK QEVERISET VENDI ME HARTIME E FILOSOFIME

Nga Arqile Puleshi-

Për të disajtën herë, kryeministri, mbajti nië rezume, që më shumë të ngatërronte se sa qartësonte, duke u mbështetur kryesisht te teknologjia bashkëkohore, në një kohë kur në Shqipëri, ata që e dëgjojnë më shumë, mbajnë telefon të thjeshtë, vetëm sa për të folur… Më mirë tja kishte futur me ca vjersha erotike nga K. TH. Spiri, si kundër bëri në Kongresin e PS-së, me vargjet e famshme ” O i ziu punëtuar, Bamb me këmbë e bamb me duar…”, por që vargjet më poshtë i la të nënkuptoheshin, ose t’i rikujtonin vetë dëgjuesit e vëmendshëm. Apo t’u thoshte ndonjë varg nga poezi më serioze të të njëjtit autor si p.sh. “O kungull t’u shoftë fara, Kudo shkoj, më del përpara…” Tek e fundit, mund të loste në skenë, ashtu si bëri kur filloi protesta, duke imituar para adhuruesve të vet personazhe femra, tërë art e gallatë. Gjithë lezet, para një spektatori të zgjedhur që dinte kur duhej duartokitur e kur duhej shpërthyer në ovacione…

Më kujtohet, që kur tribuni tha që ” xhveshjet nudo i kam bërë më përpara dhe i kam bërë pa lekëx, atmosfera u ndez nga të pranishmit… Po ashtu, edhe kur kryetari i tyre, shpjegoi se Shqipëria s’është bordello dhe “hajde vemi i fusim një…” publiku i ndjeshëm në kësi rastesh, duartrokiti, aq sa folësi u detyrua të ndalojë për pak çaste, e të deklamojë mirënjohje e kënaqësi për vlerësimin e atyre që sapo tha. Duartrokitjet ishin mishërim i shpirtit patriotik për momentin ne fjalë… E vërteta është që u tejngopëm me emërtime platformash e reformash. Nuk i konsumojmë dot.

Që nga koha kur qeveria ku errej, nuk gdhihej, sepse leviste qytet më qytet me rraqe, karrike e mikrofonë në krah, si dikur estradat shetitëse nëpër fshatra, për të na mësuar si të bashkëqeverisnim e ajo t’i merrte vendimet fshehurazi, e deri te Pasqyra, u bënë ca si shumë… Pastaj, pasqyra, siç dihet, shërben vetëm e vetëm të shikosh veten. Hallet e të tjerëve nuk i sheh dot nëpërmjet saj. Nuk dimë çdo pjellë elektronika më pas, por një gjë ështe krejt e sigurt: vendimet , pasi të flasë apo të dëftojë elektronika, do t’i marrin njerëzit… Dhe veç kësaj, ndërhyrjet më të shumta, bëhen tek për tek, pasi duhet dhënë dhe e ashtuquajtura “kafe”… Tani do t’u vënë tatimorëve kamera. Fare e kollajtë. Kamerat janë gati. Mbase përdorin ato që thanë para ca vitesh për policinë rrugore…, kur i prezantuan me bujë të madhe. Pastaj u ngritëm nga toka , lart në qiell… Në orbitë. Me satelitët tanë . As nga kamerat, as nga hapësira s’pamë gjë. Kot lodhet kryeministri së menduari e së foluri. Mirë do jetë, të na përmendë kur del , emrat e ministrave , se nuk ua dimë dhe, t’i mësojë që në mbledhje qeverie, të mos venë me këmisha zbërthyer, me bluza gjysma brenda pantallonave e gjysma jashtë, me kapele sportive në zyrën e kryeministrit etj.

Më së paku, këto t’u kërkojë. Po qe se dikush do vejë p. sh. me lopë,(se dhe lopçar, është një zanat i nderuar), nuk ka se ç’ndryshon në veshje. Qoftë edhe nga ata të Kurdistanit, që vizituan kryeministrin para pak kohësh, mund të mësojnë. Të gjithë me kostum, me atlete se e kishin mësuar dhe ata si e donte vëndi, e zbritën gjithë nur, si Ajaksi i ’72-it. Nuk ka rëndësi ç’u tha. Ne i pamë dhe u kënaqëm… Këto t’u kërkojë kryeministri, si dhe disa prioritete dhe shumë kontroll. Për këto të vrasë mendjen kryeshtetari ynë. Se nuk është thjesht kryeministër! Për ne, rëndësi ka që të mësojmë emrat e ministrave . Portalet nuk i mësojmë dot!

Artikuj të lidhur

Back to top button