Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiPolitike

Dita e 63-të e protestes në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Këtë të shtunë po zhvillohet protesta e 63-të e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa organizatorët kanë njoftuar për një pjesëmarrje më të madhe për shkak të pranisë edhe të përfaqësuesve nga diaspora.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas janë nisur në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Edhe në protestën e sotme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Mesazhet e protestuesve kanë qenë të njëjta si në ditët e mëparshme, me thirrjet “Dorëheqje”, “Atdheu është i yni Zoti me shqiptarët”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “dorëheqje”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Artikuj të lidhur

Back to top button