Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë: Kembungulin ne pese kerkesat

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama dhe projektit në Zvërnec vijon ditën e 43-të të saj. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulebardin përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.

Në listën e kërkesave të qytetarëve përfshihen:

  1. Dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë, e cilësuar nga protestuesit si e panegociueshme.
  2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
  3. Ndryshime kushtetuese për garantimin e barazisë para ligjit dhe reformimin e sistemit politik, përmes një procesi që kërkohet të kalojë edhe në referendum popullor. Këto ndryshime përfshijnë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimit të partive politike, si dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.
  4. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, shfuqizimi i Paketës së Maleve dhe rishikimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike.
  5. Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimit me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të pavarur.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë aksionin qytetar, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë pritet të jetë pjesa kryesore e tubimit të sotëm.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button