Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiPolitike

Nis gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku s’do të marrë pjesë në seancë, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë pas lindjes së fëmijës

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se kryebashkiaku nuk është i pranishëm në seancë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Edhe në seancën e kaluar Veliaj nuk ishte i pranishëm, po ashtu as avokati.
Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancë sepse refuzon qëndrimin në kafazin e qelqtë, kërkesë e rrëzur nga gjykata.
Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit për shkak se është me leje lindje.
“Më 29 qershor kam lindur me cezarian dhe s’mund të komunikoj lirshëm me avokatin” është shrpehur ajo.
Avokati i saj ka deklaruar se Xoxa është në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe ka kërkuar pezullim të procesit.

SPAK: Nëse gjykata e çmon të arsyeshme, le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga të pandehurit e tjerë.

Avokati i Xoxës: Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit.

Ka mjaft raste, për shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore, pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi.

Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët, mendojmë që s’i shërben ekonomisë gjyqësore.

Avokati Maks Haxhia: Për ta saktësuar, ne nuk kërkojmë pezullim të të gjithë procesit derisa të përfundojë leja e Xoxës.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button