BlogKryesoreOpinionsPolitike

Koncepti i “stabilitetit të brendshëm”?

Nga Evarist Beqiri

Ekziston një kufi i hollë mes interesit të sigurisë kombëtare dhe arbitraritetit.

Në këtë moment, Shqipëria është në një udhëkryq real. Ndërkohë pa bujë, miratohet nga qeveria projektligji për disa ndryshime në ligjin organik të SHISH. Veç problematikave të tjera, më shqetëson një fakt. Përcaktimi i mjegullt, që autorizon mbledhjen e informacionit mbi “…stabilitetin e brendshëm dhe rajonal”. Ky formulim është juridikisht problematik për shkak të gjerësisë së tij.

Pyetja që shtrohet nuk është teorike, pyetja është thelbësore: Çfarë përbën realisht kërcënim ndaj stabilitetit të brendshëm? A përfshihen këtu protestat qytetare, lëvizjet sociale, kundërshtarët politik, fushatat mediatike apo kritikat publike ndaj institucioneve?

Pa një përkufizim të qartë dhe kufij të matshëm ligjorë, ky nocion është tepër elastik dhe i hapur për interpretim rast pas rasti. Në shtetin e së drejtës, shërbimi informativ vepron mbi kompetenca të mirëpërcaktuara, jo mbi koncepte të përgjithshme që mund të zgjerohen sipas nevojës. Siguria kombëtare ndërtohet mbi qartësi normative

Artikuj të lidhur

Back to top button