Aktualitet/LajmeKronikKryesoreNdodhiPolitike

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi jetën dhe mbeti i plagosur një tjetër efektiv, Edison Adri.

Rama shpreh ngushëllime ndaj familjes së viktimës, duke e cilësuar këtë të fundit dëshmor të atdheut.

Reagimi i plotë:

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur  zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button