
Nga Ilmi Kasemi Beati-
…
Kam shkruar shumë, dmth kam folur shumë dhe e shoh se paskam bërë gabim që kam shkuar në atë rrugë ku zëri dhe fjala e lirë e profesionale ushqekërka e shumokërka reptilët.
…
Vizatim parapërgatitor për altoreliev,
i cili u gdhend në mermer e u ri bë në baltë për një kohë të gjatë.
Këto ditë po përfundon, për koincidencë të festimit madhështor të 60 vjetorit të Institutit të Lartë të Arteve të Realizmit Socialist.
Të socrelizmit do ishte më korrekte.
Dhe Mirënjohjet që u hapërdanë, do ishin më korrekte për profesorët e supernjohur nga superpërsëritja propagandore mediatike.
Ka që në 1974, sa kam hyrë në derën e Liceut Artistik që e dëgjoj e lexoj këtë listë.
Por do qe vërtet mirë festiviteti, në se do të vendosej edhe karakteri themelor i shkollës, liturgjia e monokonceptualizmit, nisur 60 vite më parë nëpër letër lavdëronjëset.
Sepse nuk do kishte mllefe si ky i imi, as edhe kontestime historike si ky i imi, që besoj e jam i bindur në fakt edhe i shumë artistëve të tjerë të këtij vendi, por që për arsye pa arsye nuk flasin e shkruajnë te libri i bardhë i së vërtetës historike.
…
Akademia u riformatua, rithemeliua, reformua, rilindi ose më saktë lindi në themel me emrin e vërtetë e “Arteve të Bukura”, në vitin 1990, si pasoj e ndryshimit të sistemit politik, emër i merituar për hatër të lirisë së shprehjes, lirisë së programeve, lirisë së profesorëve, të cilat filluan ti ngjanin homologeve të Europës dhe Botës me mend në kokë.
Asnjë ftesë sikur të mos ekzistojnë të tjerë kontribuent në këtë shtet!!
Shkolla është publike dhe protokolli ceremonial duhet të respektohet, në të kundërt selektiviteti politik, xhelozia dhe frika profesionale e udhëheqësve të mykur që kanë zënë muret e ndërtesës “Akademi” duhet të ndëshkohet me ligj.
Në se jemi në xhungël a në pronë private dakord.
…
Është në laps plumbi e sanguin në dimensionin 130X100 cm.
E realizova sa u ktheva nga Italia, në katin “papafingo” në vitin 2007.
Aty kisha vendosur “gjënë e gjallë”, libra, dosje e dokumenta, vizatime etj, ku gjeta në dosjen e lënë për 10 vite, të cilën e kishte tërhequr im vëlla në Akademi, një fletë ku shkruhej se më ishte miratuar titulli Profesor.
Nuk u gëzova sepse nuk kisha përse të isha i lumtur për punën 15 vjeçare që kisha bërë, se isha paguar dhe si një pjesë e ciklit të kryer.
Nuk u gëzova gjithashtu sepse ndjeva terrorin e ripërmbysjes së përbysjes që po gëlonte..
Atelierin që themelova po e kafshonin gjarpërinjtë deri sa e mbyllën me turp.
E dija që nuk do kishte vlerë; gjithmon në këllira kafsha fiton ndaj njeriut.
Prandaj edhe me inatin që nuk po shuhet edhe tani që po shkruaj, vizatova këtë betejë të njeriut me kafshën.
…
Ura e Beshirit
Tiranë
21.5.2026



