
Nga Artur Meçollari-
24 mars 1990 – Shqipëria pranon dispozitat e UNCLOS 1982 mbi gjerësinë e detit territorial dhe kalimin paqësor.
Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit
Me miratimin e ligjit nr.7366, datë 24 mars 1990, Shqipëria pranoi dispozitat e UNCLOS 1982 (Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, 1982), duke deklaruar gjerësinë e detit territorial 12 milje detare dhe të drejtën e kalimit paqësor për anijet e luftës nëpër detin territorial, pa leje paraprake. UNCLOS 1982 hyri në fuqi më 16 nëntor 1996 dhe Shqipëria do të bëhej pale e konvetës në prill të vitit 2003.
Pas Incidentit të Kanalit të Korfuzit të 22 tetorit 1946, Qeveria e Shqipërisë me VKM nr. 168, 9 dhjetor 1946, përcaktoi se kalimi paqësor i anijeve të luftës nëpër detin territorial mund të bëhet vetëm me leje paraprake. Kurse gjerësia e detit territorial 15 milje detare u shpall në Shqipëri me dekretin nr. 5384, 23 shkurt 1976.
Forca Detare (FLD) në janar të vitit 1983 kishte deklaruar se gjerësia 15 milje detare e detit territorial ishte në kundërshtim me UNCLOS 1982, konventë e cila sapo kishte filluar të firmosej nga shtetet anëtare të OKB-së në Xhamajkë. Po ashtu, Forca Detare (FLD) deklaronte se kufizimi me leje paraprake e te drejtes së kalimit paqësor të anijeve të luftën nëpër detin territorial të Shqipërisë binte ndesh ne të drejtën ndërkombëtare.
Mbas vitit 1982, edhe pse SHBA-të nuk ishin palë e UNCLOS 1982 dhe SHBA ende nuk janë. Administrata e SHBA-ës ka zbatuar programin e “Lundrisë së Lirë” duke nisur nga viti 1981. Ky program i cili është zbatuar edhe ndaj Republikës së Shqipërisë, synon që të gjithë shtetet e botës, mike, aleate, patrnere dhe jo mike të SHBA të heqin dorë nga pretendimet e tepëruara deyare të parashikuara nga UNCLOS 1982.
Në 21 qershor 1989, SHBA-së nëpërmjet Ambasadës së Francës në Tiranë i drejtuan Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë një note zyrtare, telegrami Nr. 193134, me anë të cilit protestonin mbi gjerësinë e detit territorial, të drejtën e kalimit paqësor të anijeve të luftës dhe metodologjinë e ndërtimit të vijës së drejtë bazë. Qysh përpara fillimit të firmosjes së UNCLOS 1982, SHBA-të kanë kryer operacione deklarimi ndaj Republikës së Shqipërisë, me kalimin e anijeve të luftës 12,5 milje larg vijës bazë, duke nisur nga viti 1981, 1983, 1984, 1985, 1986, 1997, 1998, dhe 1999.
Mbas telegramit të SHBA-së në Ministrinë e Jashtme u ngrit një grup pune me ekspert edhe nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, grup i cili në datën 11 shtator 1989 dorëzoi relacionin përfundimtar, lidhur me notën zyrtare të SHBA-së të datës 21 qershor 1989. Grupi i punës i argumentonte Ministrisë së Jashtme se pretendimet e SHBA-së nuk qëndronin dhe se legjislacioni shqiptar ishte në përputhje me të drejtën zakonore ndërkombëtare. Grupi i Punës sygjeronte që përgjigja SHBA-së ti kthehej në fund të vitit 1989 ose në fillim të vitit 1990, për shkak të një qëndrimi pozitiv që SHBA-së kishin mbajtur së fundmi rreth çështjes së Kosovës.
Në fakt, MPJ draftoi një notë zyrtare si përgjigje ndaj SHBA-së, draft i cili hidhte poshtë të tre pretendimet e SHBA. Nuk ka të dhëna nëse draft-nota zyrtare iu dergua SHBA, por në 24 mars 1990, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin nr.7366, datë 24 mars 1990, me anë të të cilit u pranuan dy ndyshime legjislative nga tre pretendimet e SHBA-së dhe Shqipëria pranoi dispozitat e UNCLOS 1982 mbi gjerësinë e detit territorial dhe kalimin paqësor të anijeve të luftës. 1) gjerësia e detit territorial u miratua 12 nga 15 milje detare dhe 2) u pranua kalimi pawësor i anijeve të luftës pa leje paraprake. 3) vija e drejtë bazë nuk u ndryshua dhe vijon të jetë në fuqi dhe sot.
Gjerësia e detit territorial prej 12 milje detare ndryshuar në vitin 1990 dhe vija e drejtë vbazë përcaktuar në vitet 1970 dhe 1976, në korrik të vitit 1993 u depozituan në OKB. Në vitin 2008 Parlamenti, ndërsa zhvilloheshin negociatat për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, shfuqizoi ligjin 9871, dhe rrjedhimisht vijën e drejtë bazë dhe gjerësinë e detit territorial prej 12 milje detare. Marrëveshja detare e vitit 2009 u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010. Vija e drejtë bazë dhe gjerësia e detit territorial prej 12 milje detare u rikthyen në vitin 2012 me ligj nga Parlamenti dhe u përdorën në negociatat e vitit 2018. Vija e drejtë bazë ka një efekt prej 40 km² krahasuar me marrëveshjen e vitit 2009.



