Aktualitet/LajmeBlogKryesoreKultureNdodhi

KALORËSI I “PEGASIT”,një vit pa Grigor Jovanin…

Nga Miho Gjini-
Iku me një brengë: Pegasi ndali fluturimin pas 10 vitesh, me “hejbe” ngarkuar (me Letërsi e Arte), gjersa nuk kishte më “tagji” per të. Kalorës Grigor e Shqytari M., pasi nuk e “ushqenin” dot (këtu ku jemi), “trokitën në derën e Ministrisë së Kulturës (aty ku ishim), morëm vetëm këtë përgjigje të prerë:”Nuk mund të mbështesim një revistë letrare të gjitonëve!”, kur ne ishim Shqiptarë, por edhe shkronjat qenë Shqip e për Shqiptarët e mërguar të Diasporës!. Bëmë edhe tri promovime në Tiranë, Prishtinë e Sarandë, po veç fjalëve të bukura, askush nuk e mbështeste e as e blinte revistën! Se ndofta, ky “Pegasi Fluturues”, ngjante me “Balozin e Zi”!
Dhe pasoja: Kalorësi i pa epur, tri herë shtrohet në Spitalin e Athinës, me goditje Cerebrale, gjithashtu edhe shqytarit, të cilit i vihet “bateri në zemër”…Sikur kjo qe e paktë, “Stalljerit” i vihet edhe një “Fletë Rufe” nga Kalorësi. Sikur të qe ngjallur ai personazhi i Çajupi, Adhamuti! Kur të gjithë rrëfehen të pa përfillur e xhepgrisur”… Ndërkohë që SOT ndodh paradoksi se “Botohen shumë libra” e s”ka as autor e as lexues. Po vetëm biznesmenë e “partiak” të ndezur për karige…
Ky poet sedertar me origjine greke që shkruante aq bukur ne shqip qe edhe njërin nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, (që isha unë), herë e lëvdonte, po edhe e shante, si t’i vinte midea, vetëm e vetem se na mbeti Pegasi në “Hajat”! Pas 13 numrave, “me tiganisje nga “dhjami” ynë!”. Plasi edhe sherri me njëri-tjetrin. E unë zgjodha heshtjen… Heshtia se s’kisha ç’i thoja, po edhe sepse e doja shumë këtë njeri të sakrificës sublime…E, sa më tepër më shante aq më shumë e doja, E pastaj, mblidheshim “kokë më kokë” e pinim raqi nga marazi, atje te rruga “Teatri”, poshtë Pazarit Kryesor të Athinës, për ta humbitur mëndjen me raqi. Aq sa një ditë, teksa kthehesha trullosur, u futa me gjithë “Hundain “tim” në një magazinë lluksoze greke”! Një katastrofë me ngjyra komike!
Grigor Jovani nga Jorgocati e i shkolluar në Laç (ku punonte i ati) e pastaj në Shkodër, ishte një poet i lindur dhe gazetar i Zoti. Thoshte, me shaka, se vetë Dionisi, Perëndia e Vreshtarisë, i kishte lënë “TAPINË” e raqisë e të verës, po pinte verë të fortë dhe bënte vjersha të bekuara e të forta. . Po ja që kaq e pati “të shkruar!”. Na iku e na la…Pa e marë në duart e tij as dhuratën e përkthyesit e poetit nga Dropulli, Andrea Zharballa, me vjershat e tij të zgjedhura në Gjuhën Greke. Pika Mjalti…
Kishte lindur “Diten e Gënjeshtrave” dhe e dinte se do të vdiste (nga sëmundja e pashërueshme e Shekullit). E pinte që të harronte veten. Pasionant “deri në thua” e gjerë në fundin e tij. Ky martir e i keqi i vetvetes! Dy vitet e fundit “u zhytë në vetmi”. Nisi të tretej! Jepnim e mernim, largë njëri-tjetrit…Na afront dikur “Pegasi” e me pas “Perëndia Dionis, me produktet e vreshtarisë së tij… Para se të ikte, më telefonoi që të merrja një shishe të vogël me “ujë të bekuar,” se ai do përgariste ca meze pikante e të piqeshim , poshtë Akropolit, të mos na shihte askush tjetër, Dhe kështu bëmë, u poqëm aty poshtë rrënojave të lashta, si dy “Heremitë” të vonar , duke pirë e duke qarë, për fatin tonë të mbrashtë. Atje lartë na shihnin vetëm statujat e Perëndive të antikitetit, si t’u vinte keq për ne të dy, atje poshtë, në rrënojat e tyre, teksa kishim humbur, jo vetëm “Kalin Mitologjik” , po edhe veten tonë…
Më pritë aty ku vajte, o Gole Vëllai, se erdha dhe unë!
Athinë, më 23 mars 2026

Artikuj të lidhur

Back to top button