Aktualitet/LajmeKryesoreOpinionsSociale

Metroja e pamundshme e Tiranes, ose kryeqyteti i pajtueshem me ndotjet

Nga Dashnor Kokonozi-

Po lexoj një histori mbi ndërtimin e metrove në botë. Sigurisht, gjëra që i dini të gjithë, por megjithatë më lejoni t’i përmend.
Metroja e parë në botë është ajo e Londrës, ndërtuar në vitin 1863; më pas vjen ajo e Budapestit (1896), dhe menjëherë pas saj, Parisi (1900), që ka veçorinë të jetë metroja e parë elektrike, e kështu me radhë.
Veçse harrojmë se sot, në ditët e sotme, metro ndërtohen gjithandej në botë. Janë “instrumenti” më i garantuar që u çliron frymëmarrjen qyteteve të mëdha.

Teknologjia ka përparuar aq shumë, sa çarja e tuneleve është plotësisht e automatizuar: makineri gjigante shpojnë me dhjetëra metra në ditë, ndërsa njëkohësisht i veshin muret me elementë të parafabrikuar betoni.
Kjo temë më vjen shpesh ndër mend kur jam në Tiranë, pa dyshim qyteti më i ndotur i Evropës, ku më krijohet përshtypja sikur jam kthyer në punonjës të një pike karburanti.
E pra, dreqi ta hajë, nuk kemi kapacitetet dhe mundësitë e Anglisë së pesëdhjetë viteve më parë, mirë, po ato të njëqind e pesëdhjetë viteve më parë, as ato nuk i kemi?
Megjithatë, kot flas për kapacitete ekonomike apo teknologjike.

Metrotë, në fund të fundit, janë çështje vullneti politik. Teknologjia ofrohet nga firmat e specializuara.
Në një vend ku gjithçka diskutohet pa fund, nuk kam dëgjuar ende për një projekt serioz se si mund të shpëtohet ai kryeqytet që po bëhet i pajtueshëm nga ndotjet.
Sigurisht, lë mënjanë rastin e turpshëm të premtimeve zgjedhore…

Artikuj të lidhur

Back to top button