BlogKryesoreOpinions

POLITIKA SHQIPTARE & SHQIPËRIA

Nga Ridvan Peshkepia-
Politika shqiptare ka humbur cilindo funksion të cilin përkufizime të ndryshme të politikës ia atribuojnë kësaj veprimtarie. Ajo as nuk përfaqëson, as nuk shpërndan apo rishpërndan e as nuk simbolizon. Sot në Shqipëri janë në krizë si shteti, ashtu edhe pushteti, si qytetari, ashtu edhe qytetaria (madje edhe katunaria). Nuk ka sot asnjë sektor të jetës shqiptare që nuk është ose simptomë ose sindromë e krizës. Sot Shqipëria është si ajo anija në mes të detit ku asnjë erë nuk e shtyn atë drejt portit të duhur pasi nuk ekziston as porti i duhur. Shqipëria e sotme është një tablo abstrakte e cila ka të njejtin kuptim në cilindo drejtim që ta varësh. Politika shqiptare e ka shndërruar Shqipërinë në një vend që nuk ngjall as admirim dhe as optimizëm dhe madje as kurreshtje. Ajo është kombinimi absurd i mrekullisë natyrore dhe dorës shkatërrimtare njerëzore; i një qielli gazmor dhe zemrave të errëta të banorëve të saj; i pjellorisë së tokës dhe shterpësisë shoqërore. Shqipëria e sotme as nuk këndon, as nuk vallëzon dhe as nuk inovon; ajo vetëm gjallon.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button