Aktualitet/LajmeBotaKryesore

“Asnjëherë nuk e di se çfarë po ndodh në…”, flet mikesha e policit në SHBA që vrau shqiptaren dhe 2 fëmijët

“Asnjëherë nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e dikujt tjetër”, kështu u shpreh mikesha e efektivit të policisë i cili i mori jetën gruas së tij shqiptare dhe dy djemve të tyre 10 dhe 12-vjeç.

Mikesha e tij u shpreh se “zemra e saj është rënduar shumë” nga kjo histori.

Ornela Morgan, shtetase shqiptare me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç janë vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan, në SHBA, në shtëpinë e tyre që kushtonte rreth 600 mijë dollarë.

Watson Morgan pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren?

Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë ​​që e quajmë tokë së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta mikesha e efektivit të policisë.

Në vendngjarje u sekuestrua një pistoletë dhe policia tha se qytetarët nuk janë në rrezik.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të Premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button