Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Politikani serb tek varrezat e Jasharajve: Kërkova falje, edhe për ata që s’kërkuan

Politikani serb, Nikola Sandulovic, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ai e ka publikuar videon në profilin e tij në platformën “X” duke thënë se është politikani i vetëm nga Serbia që ka nderuar familjen Jashari në Prekaz.

Ai ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sandulovic.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button