BlogKryesoreOpinions

FILOSOFIA E HIPOKRIZISË

Nga Ridvan Peshkepia-
Ja një reflektim i shkurtër për profilin akademiko-politik të Lea Ypit si e përfolur për kryeministre të një qeverie teknike në Tiranë. Lea është një studiuese e një niveli mesatar (mediokre) e pompuar nga qarqet ndërkombëtare të majta (me shumë mundësi e ofruar Boratit të Tiranës nga familja Soros) e cilla gjallon në anën teorike por propagandon aspektin praktik në dikotomisë marksiste teori-praktikë. Në teorinë e saj të avangardës intelektuale, ajo kritikon idenë se intelektualët duhet ta shohin veten si një pararojë që qëndron përpara shoqërisë dhe e udhëheqin atë nga lart, pasi ata nuk kanë qasje të privilegjuar te interesat shoqërore, përvojat e përjetuara apo përparësitë politike. Trajtimi i intelektualëve si avangardë i depolitizon çështjet dhe e shndërron politikën në një problem teknik. Përparimi i vërtetë politik rrallë vjen nga projektet e elitave; ai vjen nga përpjekjet kolektive, konflikti dhe reflektimi. Intelektualët shpesh i lexojnë keq dinamikat sociale ose imponojnë ideale që nuk marrin parasysh kufizimet strukturore. Kësisoj, sipas saj, teoristët politikë (filosofët) nuk duhet të marrin role udhëheqësie nga lart; ata thjesht duhet të interpretojnë, jo të udhëzojnë; të përfshihen në aksion, jo të ngrihen në pozitë; dhe të jenë të përgjegjshëm, jo predikues. Sipas saj, teoristët politikë duhet të qartësojnë konceptet e përdorur në përpjekjet politike, të rindërtojnë vlerat tashmë të pranishme në lëvizjet shoqërore dhe të ndihmojnë në artikulimin e tensioneve pa kërkuar pozita udhëheqësie.
Pa u ndalur në atë që këto të gjitha janë një tufë broçkullash pa kurrfarë përmbajtjeje, promovimi i saj nga qeveria e Tiranës është ekzaktësisht e kundërta e asaj çka Lea propozon. Ajo po synon pozita udhëheqëse kur ajo vetë ka propozuar se njerëz si ajo nuk duhet të marrin pozita të tilla; po synon të udhëheqë një qeveri teknike kur ka propozuar se teknikalizimi i qeverisjes e largon atë nga debati demokratik; dhe po synon të ngrihet lart dhe nga lart kur propozon që përfshirja e filosofëve duhet të jetë poshtë. Ajo nuk ka kurrfarë “qasje të privilegjuar te interesat shoqërore, përvojat e përjetuara apo përparësitë politike.” Ajo kritikon avangardën intelektuale por synon të bëhet pjesë e saj; propozon debatin demokratik por synon të bëhet kryeministre pa kaluar nëpër të (votimi popullor); dhe kritikon teknikalizimin e politikës por synon të bëhet një kryeministre teknike. Dhe prandaj filosofia e saj është thjesht filosofia e hipokrizisë ndërsa ajo vetë është thjesht idiotja e dobishme e rradhës në funksion të një regjimi që ka humbur cilëndo arsye morale të ekzistencës.

Artikuj të lidhur

Back to top button