Aktualitet/LajmePolitike

Kaosi në Kuvend, socialistët “falin” PD. Përjashtojnë vetëm 6 deputetë

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas skenave kaotike në seancën e fundit.

PS kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve, por Sekretariati i Etikës përfundimisht ka përjashtuar vetëm gjashtë, ndërsa për të tjerët është dhënë masa tërheqje vëmendje.

“Sot erdhëm u mblodhëm për të dhënë edhe masat përkatëse. Në përfundim Sekretariati vendosi që për 6 deputetë nga ata që u propozuan të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë seanca.

Belind Kelliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur  Noka dhe Elda Hoti kanë kryer veprime të dhunshme.

Ndërsa të gjithë deputetët e tjerë, për të cilët u propozuan 30 dhe 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, Sekretariati vendosi që këtë radhë të mjaftohet vetëm me tërheqjen e vëmendjes”, tha Ulsi Manja per mediat.

Artikuj të lidhur

Back to top button