Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Takimin e Salianjit e organizoi Suel Çela” – Flutura Açka i kthehet Mul Nokës: Po bën pis partinë, se doni tapinë e PD

Ish-deputetja Flutura Açka i bën thirrje Flamur Nokës që t’ju kërkojë falje demokratëve dhe veçanërisht atyre të Elbasanit, pas deklaratës së tij se takimin e Ervin Salianjit atje e kishte organizuar Suel Çela.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate shkruan se këto akuza nuk bëjnë pis Salianjin, por Partinë Demokratike që është shtëpia e të gjithë demokratëve.

“Zoti Noka: Kujdes! Nuk po bën pis Salianjin, por partinë!

Besoj se ju kujtohet dhjetori 2021, apeli i demokratëve antiBerishë te markata? Shantazhi ndaj tyre? Markata fliste në emrin tuaj, kërkonte firmë për AntiKuvendin tuaj të 11 dhjetorit.

Nëse nuk e mbani mend, jua kujton z. Gazi, jua ka thënë me zë dhe figurë në dhjetor 2021. Ka edhe tabulate telefonash, ka dhe dëshmimtarë.

Demokratët e ndershëm mos i përzieni në këtë PisHanë ndarjeje që keni gatuar për tapinë e PD-së.

Ikni, z. Noka! Futeni në reformim partinë!

Sot duhet të ishte në shesh é gjithë Shqipëria. Por juve nuk të vjen as shtëpia (lexo PD).

Kërkojuni falje demokratëve të Elbasanit!

Unë, nëse do të isha dje në Shqipëri, do të shkoja te takimi i Salianjit, sepse po kërkon atë që kam kërkuar tash katër vjet, dhe për të cilën jam fashistizuar prej teje.” shkruan Açka.

Artikuj të lidhur

Back to top button