Aktualitet/LajmeKronikKryesore

Në hetim 12 tendera me vlerë miliona euro, SPAK masë sigurie për drejtoreshën e AKSHI-t dhe për dy biznesmenë

Ndaj drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, SPAK ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion.

Sipas raportimeve, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Artikuj të lidhur

Back to top button