Aktualitet/LajmeKronikKryesore

E pazakontë, policit të Burgjeve i vjedhin pistoletën në shtëpi, kallëzon ngjarjen në Polici: Ndodhi gjatë kohës që s’ka pasur njeri në banesë

Policit të Burgjeve i vjedhin armën e shërbimit, e denoncon në Polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit ditën e djeshme. Burime zyrtare bënë me dije se efektivi T. Ç., 48 vjeç, banues në qytetin liqenor dhe me detyrë punonjës policie në IEVP Drenovë, ka depozituar kallëzimin.

Ai ka dëshmuar se “gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë vjedhur armën e shërbimit”.

Autorët mbeten të paidentifikuar, ashtu sikurse dinamika e ngjarjes, nëse është një vjedhje e pistoletës apo inskenim dhe këtë pritet ta zbardhë vetëm Prokuroria.

“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bëri me dije policia vendore.

Detajet për ngjarjen janë të rezervuara dhe pritet gjetja e mikrogjurmëve për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet.

Artikuj të lidhur

Back to top button