Aktualitet/LajmeSociale

Për herë të parë në Tiranë: Mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mesha për festën e Flamurit

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet Dhoksologjia e Flamurit, një shërbesë e posaçme kushtuar nderimit të simbolit kombëtar dhe lutjes për paqe e harmoni. Ceremonia drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëheq meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Kjo meshë tradicionale kryhet për herë të parë në Tiranë, pasi më parë imzot Joan e ka kryer atë kur shërbente si mitropolit i Korçës.

Ceremonia shërben si një moment reflektimi shpirtëror për unitetin dhe vlerat kombëtare. Gjatë saj pritet të mbahen lutje për mbarësi, mirëqenie dhe paqe në vend.

Artikuj të lidhur

Back to top button