Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Vendimi i SPAK për Sali Berishën. Balla: Koha kur nuk zbatoheshin vendimet e gjykatave ka marrë fund

“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund”. Ka qenë ky komenti i bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas zhveshjes nga imuniteti të Sali Berishës të enjten në Parlament.

Nga Fieri, Balla është shprehur se tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit. Sipas tij, sot jemi në një moment të rëndësishëm historik “të një revanshi të forcës dhe synimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”

Ministri është ndalur edhe te pronat e sekuestruara, për të cilat tha se janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre.

“Në cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara”, tha Balla teksa theksoi se të gjitha pronat e konfiskuara nga subjekte kriminale do të vihen në dispozicion të organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile.

Deklaratat, Balla i bëri gjatë prezantimit të prefektit të ri të qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, e cila ka zëvendësuar në këtë post Lefter Shehajn.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button