Aktualitet/LajmeSport

Pas golit, Ramadani mesazh për Kombetaren e Italisë

Ylber Ramadani ishte vendimtar me golin e tij të shënuar në minutën e 90 që i dha fitoren Leçes pas 10 takimesh në Serie A. Verdhekuqtë nuk festonojnë në kampionat që nga 22 shtatori kundër Xhenoas.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit në një prononcim për “DAZN” tha se ishte i lumtur për tri pikët e rëndësishme të marra.

“Këtë gol ia dedikoj mbi të gjitha bashkëshortes sime, duke marrë parasysh faktin që po presim një fëmijë, e pastaj këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë. Janë tri pikë të rëndësishme. Lojtarët dhe klubi që nga fillimi më kanë qëndruar afër përveç tifozëve tanë që janë spektakolarë. Tani jam i përqendruar në këtë sezon, më pas do të jetë Europiani ndaj Italisë. Kam dëshirë që t’i bëj gjërat mire.”

Në stol në radhët e Leçes qëndroi shqiptari, Medon Berisha, teksa te miqtë mungonte sulmuesi Marvin Çuni. Me këtë fitore skuadra puljeze la pas në renditje Frosinonen e shkon në kuotën e 20 pikëve. Për Leçen kjo ishte fitorja e katërt në kampionat.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button