Aktualitet/LajmeKryesoreKultureNdodhiRajoni

Tuzi mbledh zonjat model suksesi, te hapesires shqiptare

Nga Erisa Mucaj-
Zonja te nderuara te hapesires shqiptare u mblodhen mbremjen e 7 marsit ne nje aktivitet te vecante ne qytezen e Tuzit. Organizimi nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Komuna e Tuzit në nder të 7 dhe 8 Marsit, u percoll me interes nga dhjetra aktiviste vendase si dhe te zgjedhur vendore.
Aktiviteti i rendesishem me temen: “Forumin e Gruas shqiptare në Rajon” spikati per frymen inkurajuese dhe diskutimet me ide bashkepunimi mes te gjitha entiteteve dhe komuniteteve te grave shqiptare dhe u inkurajuan nisma për të promovuar modelet frymëzuese dhe forcuar bashkëpunimin në aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe shoqeror.
Ne epiqender te ketij qellimi ishte edhe inkurajimi i levizjes per mbeshtetjen e turizmit ne kete zone e cila ofron resurse te vecanta ne krejt hapesiren administrative te komunes.
Aktiviteti u cel me mbrëmjen gala ne te cilen u nderuan personalitete të ndryshme me medaljen e “Mirënjohje”-s nga fusha te ndryshme te jetes dhe kontributit shoqeror e profesional.
I pranishem ishte edhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj si dhe autoritetet vendore: Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, kryetarja Andriola Kambo, te cilet duke dhene stimujt e mbremjes percollen mesazhe te ngrohta per rritjen e bashkepunimeve dhe fuqizimin e networkeve tw tilla.
Në mesin e zonjave te spikatura ishin edhe gazetaret Alketa Gashi Fazliu RTK dhe Genta Popa Prodani nga Top Channel, te cilat i dhane mbremjes tone dhe atmosfere te ngrohte komunikimi e ligjerimesh.
Cikli i aktiviteteve te ketyre dy diteve vazhdoi  dhe në 8 mars seline e Kuvendit Komunal të Tuzit ku u mbajt Forumi me tri panele diskutuese, (Paneli politik, ekonomik dhe kulturor), nga ku zonjat te mberritura nga krejt rajoni shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre në fusha të ndryshme! Sikunder percollen konstatime specifike per problemet shoqerore dhe komunitetit te grave.
Aktiviteti u përmbyll me një program të pasur kulturor dhe artistik ne sheshin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ku vëmendja kryesore i’u  edhe ekspozimit kulinarik te Tuzit dhe produkteve lokale ku ne menyre atipike u ekspozuan koleksione dhe shpjegime artizanale produktit te vecante te zones, djathit të zier, i cili njihet si zeri dhe produkti kryesor i kuzhinës së Malësisë! Mes zonjave te pranishme te ardhura nga Shqiperia,Kosova,Maqedonia e Veriut dhe viset shqiptare ne Mal te Zi, u krijuan mundes te reja njohjeje, shkembimesh dhe kontaktesh per vijimesi te metejshme te veprimtarive te tilla.

Artikuj të lidhur

Back to top button