Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari.
Teksa ka ndarë një foto të heroit të Kosovës, Rama shkruan se 68 vite më parë Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shkruan Rama.