Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Të dënuarit shqiptar në burgjet Greke përballen me kushte çnjerëzore

Çdo i dënuar shqiptar në burgjet Greke përballet me kushte çnjerëzore. Pas historive të cilat kanë përfunduar në tragjedi me gardianë grekë burgjesh, pas trajtimeve makabre të cilat edhe janë filmuar në paraburgimet Greke e kur Greqia zyrtare tallet me gazetarët shqiptarë e kryeministri shkon e bën paradë muzikore, në burgjet e fqinjëve jeta e shqiptarëve është bërë lojë gardianësh. Pavarësisht se video më poshtë do të shërbejë si dënim mbi dënim duhet treguar se shqiptarëve nuk u jepet bukë, mbi 6 persona në një dhomë, po i the gardianit “mos më ofendo” ke për taksirat 6 muaj burg plus, nëse shteti ka për detyrë të paguajë ushqimin paratë shkojnë tek drejtori. Pamjet tregojnë burgun e sigurisë së lartë Hania Kreta 1.
Pak kohë më parë OKB i kërkoi Izraelit nje hetim për nje palesinez te vdekur ne burgun e këtij vendi. Shpresoj që shteti shqiptar të ketë “kurajo” përballë denigrimit të bashkëkombasve të cilët për shkak të veprave të tyre vuajnë dënimet e caktuara por kjo nuk nënkupton denigrimin, torturat, dhe masat fashiste të një vendi pjesë e Bashkimit Evropian.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button