Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve! Takime edhe me Ramën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, ndihmëse sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve dhe Daniel Forbes, shef i kabinetit të CARE.

Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin.

”Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien e afërt strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nënvizon përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, njofton ambasada amerikane.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button