Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja publikon listën e kandidatëve për deputetë, kush janë “të përjashtuarit”?

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me aleatët, Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo listë, sipas tyre përfaqëson vizionin për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Në dhjetëshen e parë të listës së Vetëvendosjes janë kandidati për kryeministër Albin Kurti, kryetari aktual i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja aktuale e Jashtme nga ‘Guxo’ Donika Gërvlla, Avni Dehari, ministrja aktuale e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri aktual i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri aktual i Brendshëm Xhelal Sveçla, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, ministri aktual i Bujqësisë nga Guxo, Faton Peci dhe Shqipe Mehmeti Selimi.

Në listë nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës.

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja publikon listën e

Artikuj të lidhur

Back to top button