Aktualitet/LajmePolitike

“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat”, Altin Dumani: Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë! Nuk referojnë…

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.

Dumani u shpreh se detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme.

“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button