Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.
Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.
Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e një klubi në Tiranë.
Po ashtu Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi blogeren Klea Prenga.
Pas ngjarjes së rëndë është aluduar se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.