Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Zbardhet drafti i PS për ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Nga depolitizimi i komisioneve te vota e emigrantëve, çfarë përmban propozimi

Në tryezën e ekspertë ve të ODIHR dhe të partive politike shqiptare u diskutuan rekomandimet teknike të OSBE-ODIHR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Burimet nga mbledhja bëjnë me dije se eksperti I Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi paraqitën draftin për secilin rekomandim, mes të cilave dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe votimi me postë i emigrantëve.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendres së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emeruar nga administrata e KQZ duke u perzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Nje prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV.   Kurse  Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ. E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numerimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emeruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnje te drejtë vendimarrje.

Për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizimit, PS kërkon që trupa e komisionerëve zgjedhore të krijohet nga perzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjesit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe ccdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë,   të cilët u nënshtrohen paraprakisht trainimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Për punonjësit publik trajnimi propozohet të jetë i detyrueshëm dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhjen e komisionerëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.

Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftine  paraqitur nga dy ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit.  Për këtë, ata do të duhet të bëjnë rregjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

 

 

Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi  duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (psh jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e rregjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(psh jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve). –  Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqiperi votuesi. Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

Mes propozimeve të paraqitura nga dy ekspertët socialist, është dhe rritja e transparencës së fondeve të partive politike dhe kontrolli I tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit  partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur.

Një vend të veçantë zë dhe mospërdorimi i burimeve shtetërore. Në draftin e diskutuar sot, PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button