Nga Nexhat Behluli-
Presidenti i Sërbise Aleksander Vuçiç i eshte pergjigjur opozites serbe permes një videoje te qarkulluar ne rrjetet sociale, ne te cilen, nder te tjerash shton se :” Une nuk jam Al-Asadi i Sirise qe i iken shtetit!”
Kjo video aktualisht eshte raportim i pare per te gjitha mediat ne Serbi.
Mesazhi i Vuçiç eshte per opoziten e vendit, por mesa duket edhe per dikend nderkombetarisht. Reagimi i politikanit jetegjate ne Serbi vjen pas acarimeve opozitare ne vend dhe pas reagimeve te shumta nderkombetare pas aktit terrorist te ndodhur ne zonen kufitare me Kosoven, ku brenda territorit te Kosoves u vendos nje sasi eksplozivi ne nje nder veprat me te rendesishme te ujesjellesit te Zubin Potok. Reagimet nderkombetare te cilat ende vijojne e kane vene ne nje pozite te veshtires me faktorin europian dhe ate perendimor presidentin serb. Raportet e tij me Mosken, gjithashtu jane nje arsye e perhershme qe reagimet nderkombetare europerendimore te shtohen dhe te rrisin presionin ndaj ecjes se metejshme te procesit mes Serbise dhe Kosoves.