Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Vrasjet mafioze me snajper: Arma e përdorur në disa nga vrasjet e pazbuluara

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë është tipik mafioz.

Për eleminimin e tij është përdorur një armë zjarri snajper, duke sjellë vdekjen e objektivit që ndodhej në ballkon në vetëm një plumb. Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët dhe arma e përdorur prej tyre

Sipas ekspertëve, snajperi është një armë profesionale që nuk mund të përdoret nga kushdo, pasi kërkon aftësi të mira qitjeje. Përveç eksperiencës snajperi kërkon dhe aftësi të mira trajnuese, ku personi që e përdor duhet të dominojë armën, por edhe të studiojë pozicionin nga ku do të qëllojë objektivin.

Snajperi është përdorur dhe në raste të tjera për vrasje të bujshme, të cilat janë ende pa autor. Më 7 janar 2020 ekzekutua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit Kastriot Reçi. Plumbi fatal që e preku në zemër u qëllua nga një snajper të vendosur mbi një pallat. Grupi hetimor pati dyshime se vrasësi ishte me pagesë dhe i trajnuar me armët, nisur nga precizioni dhe maskimi që përdori.

Atentat me snajper i është bërë edhe Ardjan Çapjas, në vitin 2020, në Elbasan. Ku autori i pa identifikuar qëlloi me snajper nga kodërkrasta, në drejtim të banesës së Çapjes duke e plagosur në shpatull. Arma u gjet brenda makinës tip “Volkswagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është ai i Xhabir Shegës, në vitin 2015, pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Nga Kalaja e Shkodrës, ai u qëllua me snajper me dy plumba, të cilat i morën jetën teksa ndodhej në oborrin e banesës. Autoritetet nuk arritën të identifikonin ekzekutorët.

Rasti, e para të ekzekutimit me snajper në Shqipëri janë vrasja e Ilir Bardhit, brenda burgut 313 dhe ekzekutimi i Ylli Haklajt në Tropojë, në vitin 2000.

Snajperi është një armë profesionale por jo 100% e sigurt, nëse përdoret nga amatorë. I tillë ishte rasti i vitit 2016 të rruga e Kavajës në Tiranë, ku objektivi u plagos në vesh, apo rasti i shtatorit të vitit 2022, kur ju bë attentat Akil Nerjaku, i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëmenduar. Sapo “Kili” doli nga mjeti i tij i blinduar G-Class, ai u qëllua me snajper nga brenda një furgoni. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar. (TCH)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button