Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, reagon ministri Manja: Institucionet të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi të hënën për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Manja deklaroi se është thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e jetës së 14 –vjeçarit “nga një konflikt mes moshatarësh”.

Ai i bëri thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi.

“I bëj thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo masë ligjore për një mjedis më të sigurt për fëmijët tanë në shkolla”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button