Nga Anisa Muçaj-
Sali Berisha viziten e pare jashte Shqiperise, ne peridhen e mbartjes se statusit “non grata” nga SHBA dhe Britania, duket se do ta kete te afert. Burime diplomatike ne Tirane bejne me dije per shtypi.net se kjo vizite pergatitet per ne Athine se shpejti. Persona te kontaktit me qeverine greke dhe kryetarin e riformalizuar te PD-se zotin Sali Berisha, po pergatisin rrethanat e kesaj vizite, duke studiuar takimet formale dhe respektimin formal mes dy forcave te profilit te djathte mes dy vendeve, perkatesisht Demokracise se Re te kryeministrit aktual grek Micotaqis dhe kryetarit te PD-se, Sali Berisha. Keto burime njoftojne se pjese e axhendes ne kete vizite do te jene edhe perfaqesues te se djathtes greke me origjine nga Shqiperia si minoritare apo edhe filogreke te cilet tashme gezojne shtetesine greke. Ende nuk konfirmohet prezenca e aleatit te Berishes ne Shqiperi, eurodeputeti i dale nga procesi elektoral ne Greqi, njeheresh banor i Himares, Fredi Beleri, i cili, sipas ketyre zerave eshte personi qe po investohet per viziten e pare te zotit Berisha ne Greqi. Ne kete mision pergatitor nje rol te rendesishem lobues luan ish ministrja e Jashtme e Greqise, motra e kryeministrit aktual, e njohur ndryshe si mike e zotit Berisha, zonja Dora Bakojanis. Zonja ne fjale e njohur per karrieren e gjate politike, po interesohet per pergatitjen e kesaj vizite si’ per nje mik me rendesi te veçante”,-sikunder shprehet ne mjediset e ngushta politike ne Athine.
Sidoqofte vizita ne pergatitje e zotit Berisha ne Athine ka shkaktuar diskutime ne kampin kundershtar te socialisteve, te cilet sipas te njejtave burime kane nisur komunikime me persona influente prane kryeministrit te Greqise Micotaqis.