Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Vizita e Blinken, flet Blendi Klosi: Pse u zgjodh Tirana si pikë në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, foli në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Klosi tha se vizita lidhet me shndërrimin e Shqiërisë në një pikë stabiliteti në rajon, duke përmbushur detyrat dhe misionin e saj.

“Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë  kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.

Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai.

Për sa i përket takimit të Blinken me Dumanin ai tha: “Nuk shoh asnjë ndryshim  nga politikat e deritanishme, pasi qartazi për SHBA, për partnerët tanë euro-atlantik, kontakti me institucionet e drejtësisë ka qenë i kahershëm, dhe kjo tregon një mbështetje që këta partnerë po i japin institucionit”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button