Aktualitet/LajmeBota

“Viti i dytë që na gjen në luftë, lutemi për paqe e fitore”, mesazhi i Zelenskit për Krishtlindje

Për të dytin vit radhazi, Ukraina feston Krishtlindjet në luftë. Presidenti Volodimir Zelenski, nga zemra e Kievit, uroi qyterarët e tij, e sidomos ushtrinë në frontin e luftës, për Krishtlindje të bardha, me urimin se lufta do të mbarojë shpejt dhe se vitin e ardhshëm, festën të mund ta kalojnë në shtëpi, në një tryezë, në paqe.

“Është viti i dytë që ne Krishtlindjen e kalojmë në luftë dhe festa në luftë merr një tjetër dimension. Është Krishtlindje, por ne e kalojmë jo në humor, me një shije tjetër, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Edhe dreka e Krishtlindjes në familje është ndryshe sepse jo të gjithë janë në shtëpi dhe jo të gjithë e kanë ende një shtëpi. Sot, për ne nuk ka vlerë ushqimi mbi tryezë, por një tryezë ku njerëzit të ulen bashkë dhe të vlerësojnë jetën, si dikur”, tha Zelenski.Ukraina: Të gjithë burrat jashtë vendit të kthehen për luftën
“Ne lutemi për fundin e luftës, ne lutemi për fitore. Sot, të gjithë ukrainasit janë bashkë. Ne festojmë Krishtlindjen së bashku, si një familje e madhe, si një komb i vetëm, i bashkuar. Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po zhduket dhe errësira do zhduket shumë shpejt, djalli do humbë. Sot, qëllimi ynë i vetëm është ëndrra jonë e vetme. Liria jonë, fitorja jonë, për Ukrainën tonë, për ditën kur të gjithë mund të mblidhemi përsëri në një shtëpi të paqtë, për të festuar paqesisht Krishtlindjen e për të uruar njëri tjetrin: Krishtli u ngjall”, shtoi Presidenti i Ukrainës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button