KryesoreNdodhiPolitike

VETËVENDOSJE, anëtare e asociuar e Partive së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES)

Nga mediat rajonale se pari, dhe se fundi edhe nga shume online europiane, bëhet e ditur se ndërsa zhvillohet Kongresi i partive socialiste dhe demokrate europiane në Amsterdam, Vetëvendosja e Albin Kurtit është pranuar si anëtare e asociuar e PSE.
Deri më sot, Vetëvendosje ka qenë anëtare vëzhguese e familjes së Partive Socialiste Europiane. Gjatë ditës së sotme, në Kongresin e Amsterdamit ku marrin pjesë delegacione nga të gjitha partitë socialiste dhe demokrate të vendeve të BE dhe atyre kandidatë për anëtarësim në këtë bashkësi, është votuar edhe për pranimin e Vetëvendosjes si anëtare e asociuar në PSE, duke shenuar statusin me te larte te nje partie ne nje familje politike te tille, para se vendi se ciles i perket te behet anetar i BE.
Kryeministri ne detyre i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, se bashku me Sekretarin Organizativ Alim Ram dhe anetaren e kryesise Tinka Kurti. Ne fjalen  e mbajtur ne kongres te eurosocialisteve, zoti Kurti deklaroi se i bashkangjitet PES me kërkesat e këtij kongresi për “më shumë Evropë, më shumë demokraci, më shumë drejtësi”.

Prej sot PS e Edi Ramës dhe VV e Albin Kurtit mund të quhen zyrtarisht parti simotra, pjesëtare të së njëjtës familje politike të grupimit të këtyre partive në kontinentin europian.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button