BlogEditorialKryesoreOpinions

Vëmendja është si paraja, kujdes çfarë blini me të !

Nga Irena Beqiraj-
Ndërsa një grip sfilitës më detyroi të shkëputem për një javë nga rutina ime, pata më shumë kohë të lirë, edhe fatkeqësisht një pjesë të saj e kalova në rrjetet sociale .
Çfarë nuk gjeta në një javë në rrjetet sociale,ku të gjithë ne paguajmë me vëmendjen tonë !!!!
Gjeta një ish politikane të cilës nevoja për vëmendje i ka vulgarizuar edhe gjuhën e trupit ; Vajza të zhveshura fizikisht edhe të thara mendërisht, si në BB VIP Shqipëri edhe BB Kosovë ;
Një Kryeministër i cili kishte ftuar një mjeke joestetike për të diskutuar estetikën ;
Gra e vajza të showbizz që “ankoheshin” për garderobat e tyre të mbushura plot, sikur ankesa për veshjet e tepërta të ishte e vetmja matëse e vetpërmbushjes ;
Ah, gjeta edhe videot e ndarjes së trofeve të vendit të parë e të dytë të finales së Tennisit , ku thjeshtësia elegante edhe humori i Novak Djokovic ishin argëtuese.
Dukshmëria është virtyti i ri. Heshtja nuk shpërblehet më . Tani edhe paqja ka nevojë për marketing . Dhurimi i vëmendjes i cili ka qënë një akt i shenjtë sot është kthyer në transaksion.
E mendova për një moment vëmendjen si paraja dhe çdo bisedë, artikull, ide, video, emision, që e merr atë si një blerje.
Në ekonominë e vëmendjes vlera sigurohet tek sekondat . Në tregun e saj fiton kushdo që mund ta mbajë shikimin e publikut për disa sekonda më shumë . Në këtë treg ka shumë nga gjithçka, ndaj pjesa më delikate është se vëmendja mund të rrjedhë e të ndahet , disa monedha këtu, disa monedha atje, por kur mërzia , pikëllimi ,zemërimi vulgaritetiti , injoranca , mashtrimi, shëmtia, falsiteti, joestetikja marrin pjesën dërmuese të saj , ne që paguajmë me vëmendje varfërohemi .
Këtë javë gripi unë i bleva videot e politikanes vulgare , Kryeministrit gënjeshtar , grave të shtirura e falso të showbizz që duan të diferencohen nga garderoba , lojtarit brilant të tenisit duke duke paguar me vëmendjen time.
Ndërkohë që algoritmi i rrjeteve sociale vazhdon të më taksojë . Video të ngjajshme me ato që s’dua ti shoh më, më shfaqen duke kërkuar të imponojnë më shumë blerje nga mbeturinat të këtij koshi .
Dua të besoj se gripi ishte shumë i fortë edhe ai mpiu për pak kohë edhe senset e mia si ekonomiste. Nëse këtë javë do ta trajtoja vëmendjen si para të vërtetë , jam e sigurt që nuk jepesha kaq lehtë për gjëra që nuk kanë vlerë.
Por nuk përjashtoj edhe mundësinë që edhe ekonomistët janë njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët , edhe si të tillë mund të bëjnë blerje shumëëëëë të gabuara !

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button