Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Vdes” komisioni Gjiknuri-Alibeaj: Reforma Zgjedhore do të bëhet me grupin e Berishës

Socialistët i dhanë fund dilemës se me cilën opozitë do të ndryshojnë ligjin zgjedhor. Më 21 mars komisioni Gjiknuri-Alibeaj  është i destinuar të vdesë dhe për të nuk do ketë më oksigjen shtesë.

“U bë mbi dy vite që ky komision funksionon, nuk është në kushtet për te nxjerrë një produkt, zgjatja do ishte me vend kur palët të kishin gjetur apo ishin drejt progresit dhe donin dhe pak kohë gjë që do ishte normale, por me ç’duket nuk do këtë një produkt”, tha Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.

Partia Socialiste në dakordësi me deputetet që kontrollohen nga Sali Berisha kanë plan të zhvendosin “Zgjedhoren” në tryezën e një grupi pune që do marrë jetë në Komisionin  e Ligjeve  për reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ky grup pune do prekë kodin elektoral, por Damian Gjiknuri mohon që ai do të fusë duart në reformën në drejtësi.

 “Çdo dialog është i mirëpritur shpresojmë nëse ka grupe pune për të dialoguar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar edhe ligji zgjedhor mund të diskutohet në formë gjithëpërfshirëse. Ne synojmë  konsensus nëse e gjejmë do realizojmë një ndryshim në kod”, tha Gjiknuri.

Realiteti i ri që prodhon kompromisi me Rithemelimin nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën që kërkonte një sistem të ri zgjedhor. Socialistët janë të qartë për rrugën tyre drejt parlamentareve 2025.

“Nuk besoj se do ketë iniciativë të njëanshme nga forcat të caktuara politike, apo politika shqiptare të mblidhet dhe pa interesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë  reformë të bëjë ndryshime të njëanshme  kështu që besoj se këto janë më shumë  të karakterit spekulativ”, tha ai.

Grupi i punës që do të ngrihet për ligjet  që kërkojnë 84 vota parashikon të ketë  përfaqësi të barabartë anëtarësh. Një karrige është rezervuar për Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, por a do ulet në një prej tyre edhe Damian Gjiknuri?

Pyetja në kohën dhe vendin e duhur”, tha Gjiknuri. (TCH)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button