Aktualitet/LajmeBota

Vdekja e kritikut të Kremlinit, vjen reagimi i parë nga Rusia

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar për herë të parë për vdekjen e liderit opozitar rus Navalny.

Ajo reagoi duke hedhur poshtë akuzat se vdekja e Navanlyt është e dyshimtë.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin Telegram, Zakharova tha se rezultatet mjekoligjore për vdekjen e Navalny nuk kanë dalë ende, por se Perëndimi kishte arritur tashmë në përfundimet e veta.

Shërbimi burgjeve ruse tha se udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets. Navalny është armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ka ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button