Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Vdekja e Brian Spahiut, Prokuroria kërkon ekspert të huaj, familja kundërshton

Lidhur me hetimet e 3-vjeçarit, Brian Spahiu familjarët pohojnë se prokurorja Alma Felaj iu ka thënë se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria të marrin ekspertë të huaj për ekspertizën mjeko-ligjore.

Familjarët e kundërshtojnë një gjë të tillë për shkak se IML në ekspertizën e saj shkaku i vdekjes ka rezultuar narkoza që i është dhënë 3-vjeçarit.

Në një kërkesë të famijarëve drejtuar Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e procedurave për dërgimin e letërporosisë për ekspertë të huaj rezulton se këto dy institucione kundërshtojnë njëra-tjetrën në përgjigjet zyrtare që iu kanë kthyer familjarëve.

Sipas Prokurorisë letërporosia dërgohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga prokuroria.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button