Para pak ditësh Kryetari i Shoqatës patriotike “Vatra” u gjënd në Top Story për një bisedë me gazetaren Grida Duma. Kryetari, Z. Elmi Berisha pas pyetjes nga gazetarja shpjegoi se jeta e tij politike është e lidhur me dy personalitete që vazhdojnë të jenë idhujt e tij. Nga Kosova Ibrahim Rugova dhe nga Shqipëria Sali Berisha sipas tij janë dy nga personalitetet historike intelektuale kombëtrare që meritojnë vlerësimet më të larta. Kështu e tha fjalë për fjalë. Për mua ishte befasim i pakëndshëm ky vlerësim. Mendoj se mbas vitete 90-të Rugova dhe Berisha në krye të Kosovës dhe të Shqipërisë janë 2 ekstreme sjelljeje politke dhe sociale. Po sjell vetëm një shëmbul nga një shumicë syresh. Rugova e shpalli të padëshiruar Berishën dhe i ndaloi hyrjen në Kosovë. Sikur vetën m këtë të kujtonte Kryetari, mbase nuk do ishte kaq ezber ne përgjigje. Veprimet e Berishës në krye të shtetit, kontrabanda e naftës, etj, etj, etj por edhe në Opozitë i shtynë autoritetet e shtetit amerikan që ta shpallin Berishën familjarisht të padëshiruar në shtetin amerikan. Mendoj se ka mungesë të theksuar koherence në arsyetimin e Z. Elmi. Nga njëra anë thotë se Rugova fitoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me shtetin amerikan e BE-në ndërkohë që Berisha u ndalua të hyjë në Kosovë nga Rugova vet dhe “Non Grata” nga departamenti i shtetit. D.m.th sot udhëheq me lavdi një grupim politik shqiptar antiamerikan.Te shqiptarët arma e tyre e heshtur vetvrasëse më e suksesëshme është “Harresa”. Shqiptarët këtej e andej Drinit harruan që Sali Berisha President ishte shprehur fuqishëm, sië ai dinte, kundër Pavarësisë së Kosovës.
Unë nuk mendoj se kjo ishte një lajthitje e Z. Elmi. Madje mendoj se atë opinion ka edhe kryesia e Vatrës dhe degët e saj. Këtë e mendoj sepse ka kaluar më shumë se një javë dhe nuk ka asnjë reagim as nga kryesia dhe as nga degët. Besoj se duhej t’i bënin së paku një pyetje Z. Elmi: Kur flisni për këto figura shprehni mendimin tuaj personal apo e thoni në emër të Vatrës Panshqiptare? “Vatra” e Nolit dhe e Konicës përfaqësohet me flamurin kombëtar, as me siglën e PD-së dhe as me flamurin e PS-së. Nuk është në shërbim të Drejtuesve të partive politike shqiptare. Duke mos njohur veten dhe mospasur mendim të vetin risjell në bisedë jo mëndjen e tij, por atë të të tjerëve.
Nuk është lajthitje, por bindje e Z. Elmi sepse në të kundërt do kishte reaguar menjëherë duke sqaruar vatranët se kishte shprehur opinionin e tij personal. Arsyeja më thotë se këtë sqarim vatranëve ua kishte borxh dje dhe ua ka borxh edhe sot. Mendoj se Z. Elmi beson se Dep. Shtetit ka gabuar rëndë ndaj Berishës dhe shpreson në korigjimin e këtij gabimi. Nga mënyra sesi arsyeton të lë përshtypjen se për fat të keq nuk ka arritur të njohë veten sipas konceptit të Sokratit . Nuk flet me zërin e tij. Ngjan sikur flet Flamur Noka, dhe të tjerët përreth tij, apostujt Gjekmarkaj, Tabaku, Baçi etj,. që kërcejnë nga karriget sapo fillon kënga e atij që e thërrasin Legjenda historike. Andej nga vjen Z. Elmi thonë: “Të njohësh veten është urti, të qeverisësh veten është trimëri”. Me keqardhje them se nuk e gjej të përputhshëm integritetin moral të Z. Elmi me këtë Urtësi të banorëve të Malësisë. I mungon respekti për veten, e në këto raste thuhet që nuk di kush është. Duket që brënda tij bashkëjetojnë dy identitete, ai i besnikut ndaj “Idhulit Sali Berisha” dhe identiteti vatran në shërbim të Idhulit. I pa përgjegjshëm për rëndësinë e funksionit Z. Elmi e ka më të lehtë që t’u devijojë principeve të statutit të Vatrës, trashëgimisë së Nolit dhe Konicës, por nuk mund të presë në besë të parin e Bajrakut, të parin e Tribusë, Ndoshta është antar i grupimit politik që drejton Dr. Berisha dhe në këtë rast prioritet është Partia e Rithemelimit, jo “Vatra” dhe trashëgimia e saj atdhetare. Këtë linjë të vatrës si aneks i guzhinës partiake e ndhmoi me zhdërvjelltësi “hirushja egërshane” Grida Duma. Mendoj se nuk bëri gazetaren, bashkëpunuesen në faj po. “Hirushja egërshane” dhe grupi i Rithemelimit ku përfshihet edhe Kryesia e Vatrës mendojnë ose bëjnë sikur po t’i hiqet “Non Grata” Berishës atëhere automatikisht ai amnistohet nga gjithë mali me akuza në historinë e tij si politikan. Siç ka ndodhur realisht me të ashtuquajturin shtet shqiptar në një shekull jetë të tij.
Ndoshta Z. Elmi nuk e di që Vatra e Nolit dhe Konicës ishte frymë atdhetarie panshqiptare. Sot është kthyer në një shoqatë krahinore. Ku manifestohen të gjitha betejat me komunistët në Tiranë, sipas mentalitetit krahinore, që betejat politike i shikon si beteja për marrje kështjellash dhe vdekjesh me gas në istikamin e SHQUP-it. Ndoshta Vatranët janë lodhur, nga sharjet akuzat, ndarjet, protestat etj, por një gjë është e sigurtë, ata janë pronarë të Logos dhe Vulës së Vatrës. Edhe pse bashkëkombësit e tyre në heshtje po i braktisin.Të tjerat janë punë shqiptarësh.