Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Ushtria serbe në Bosnjë, reagon Sarajeva: Akt agresioni

Tensionet në Bosnjë Hercegovinë, duket se kanë arritur një tjetër nivel. Dhjetëra ushtarë serbë janë bërë pjesë e paradë ceremonial në qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor.

Teksa ende nuk ka një qëndrim zyrtare nga ana e qeverisë, presidenca Bosnjë Hercegovinës ka mohuar të ketë dhënë miratimin për një aktivitet të tillë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zheljko Komshiç, rtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës  ka deklaruar se duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas mediave lokale,  ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd.

Zheljko Komshiq, duke theksuar se nëse nuk e ka bërë as ministria e e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiç, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

“Presidenca nuk e ka bërë një gjë të tillë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” shkruan Komshiç, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe sigurinë.

Më 7 korrik, ushtria serbe parakaloi nëpër Prijedor si pjesë e përkujtimit të Betejës së Kozarës të vitit 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Parada dhe përkujtimi u organizuan nga qeveria e Republikës Sërpska.

Në paradë morën pjesë edhe zyrtarë të Republikës Sërpska dhe të Serbisë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, shfrytëzoi këtë ngjarje për ta shtyrë përpara përsëri synimin e tij për shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja “nëse Sarajeva, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, përpiqet t’ia marrë pronën e saj”.

Ndër të tjera, ai përsëriti se Republika Sërpska nuk do të lejojë që Bosnja e Hercegovina t’i bashkohet NATO-s.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button