Aktualitet/LajmeBotaKryesore

U morën nga festivali Nova, gjenden trupat e tre pengjeve izraelitë në një tunel në Rripin e Gazës

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë gjetur trupat e tre pengjeve në një tunel në Rripin e Gazës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i IDF-së, Admirali Daniel Hagari.

“Trupat janë identifikuar nga autoritetet dhe familjet janë informuar,” tha Hagari në një konferencë për mediat në Tel Aviv.

Sipas raportimeve, trupat e gjetur i përkasin Sunny Luke, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerender të cilët u morën peng nga festivali Nova.

Siç bëri të ditur admirali, pengjet u vranë nga Hamasi pasi u rrëmbyen nga festivali. Nga rreth 240 pengje të rrëmbyera nga Hamasi, thuajse gjysma janë liruar ose janë gjendur të vdekur.

Nga ata qe ende nuk janë gjetur, ka shumë gjasa që rreth 20 ose më shumë të mos jenë gjallë, por trupat e tyre nuk janë gjendur ende.

Rasti i 22-vjeçares gjermane Sunny Luke ishte një nga më të diskutuarit mes pengjeve të Hamasit. Ajo ishte vajza të cilën terroristët e Hamasit e sollën vërdallë me një frugon të plagosur rëndë, menjëherë pasi u rrëmbye nga festivali.

Ajo u fsheh në shkurre dhe mori në telefon nënën e saj duke i thënë se po përpiqej të arratisej.

Nga atje, ajo u zhduk dhe u rishfaq disa orë më vonë, në një video që e tregonte pa ndjenja.  Tre javë më vonë vdekja e saj u konfirmua, por skenarët se ku ndodhej Sunny gjatë gjithë kësaj kohe ishin të shumta.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button