Aktualitet/LajmeNdodhi

U mor i pandehur për tenderin 2.2 milionë euro, kreu i pezulluar i KPP, Jonaid Myzyri sërish në pyetje nga prokurorët e SPAK

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje.

Kujtojmë që diten e djeshme, u vendos që kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri do të vijojë të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa mbetet në fuqi edhe vendimi për pezullim nga detyra.

Ai kishte ankimuar këto masa, të cilat iu rrëzuan nga Apeli i Posaçëm. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.-

Artikuj të lidhur

Back to top button