Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiRajoni

U fol per grumbullim në Athinë, policia greke urdhër për ndalim

 

Policia greke ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë të njoftuar nëpër rrjetet sociale se do të zhvillohet në zonën Alimo të Athinës. Në njoftimin e drejtorisë së policisë se Atikës jug-perëndimore thuhet: Ndalohet organizmi i takimit dhe grumbullimit e cila është njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për në datën 15-12-2024 në orën 19.00 në rrugën “Koris” në lagjen Alimo nga shtetasit shqiptarë”.

Burime nga policia greke thane per reporteret e interesuar se prej ditësh kane verrejtur qe ne në rrjetet sociale qarkullon njoftimi për një takim të shtetasve shqiptarë, por pa u identifikuar organizatore apo ideues. Sipas informacioneve ne kete tubim perflitet mundesia e hedhjes me gjasa te parullave patriotike shqiptare, si dhe do të përdoren flamuj shqiptarë dhe mund te kete edhe thirrje anti greke.

Këto veprime nuk kanë një arsye formale si në rastin e festës  kombëtare së pavarësisë në 28 nëntor. Sipas burimeve, vlerësohet  mundesia e nxitjes se reagimeve negative nga qytetarët vendas, sidomos të ekstremistëve. Per shkak te kesaj situate, janë marrë masat që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të paralajmerohen per procedime te rrepta pjesëmarrësit në të.

Në datën 28 nëntor, diten e Pavaresise se Shqiperise, mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sindagma” të Athinës. Festimet edhe pse ishin spontane, nuk u penguan nga policia greke, ndërsa në përgjithësi mediat greke komentuan pozitivisht këto festime.

Artikuj të lidhur

Back to top button